Greqia në ‘luftë’ me flakët, 18 emigrantë gjenden të djegur në pyllin e Dadias në Evros! Dyshohet të kenë hyrë ilegalisht në Greqi

22 Gusht 2023, 16:47

Një tjetër tragjedi me emigrantët është raportuar nga Greqia. Trupat e 18 ermigrantëve, janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët në Evros, ku dyshohet se ata ishin fshehur dhe nuk kanë mundur të dalin. Ndërkohë në të gjithë Greqinë janë disa vatra aktive zjarresh, ku në Aleksandropolis u evakuuan banorët.