Greqia në ‘luftë’ me flakët, Mitsotakis: Zjarri në Rodos ka dëmtuar 10% të hoteleve të ishullit

25 Korrik 2023, 13:33

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij vazhdon ”luftën” me zjarret që shpërthyen në 64 rajone në të gjithë vendin të hënën, të cilat kanë detyruar dhjetëra mijëra turistë në ishuj të ndryshëm të evakuohen, ndërkohë që rreziku nga zjarret mbetet ende jashtëzakonisht i lartë.