Greqia ‘ngjyroset’ sërish blu, Mitsotakis merr mbi 40% dhe siguron shumicën: Çojmë para reformat! 'Tkurret’ partia e Tsipras, s'merr as 20% të votave

25 Qershor 2023, 22:41 | Përditesimi i fundit: 2023-06-25 22:41:44

Partia konservatore greke Demokracia e Re ka fituar bindshëm një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën, tregojnë rezultatet zyrtare.

Sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të 90 për qind të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar më shumë se 40 për qind të votave, ndërsa partia kryesore opozitare e majtë, Syriza, ka pësuar rënie të mbështetjes, duke marrë 18 për qind të votave, më pak se sa rezultati që kishte arritur në zgjedhjet e muajit maj.