Grip dhe viroza stinore, Alimehmeti: Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë! Numri i të sëmurëve do shtohet, është normale

7 Janar 2023, 15:45

“Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë”. Këtë sugjerim ka mjeku Ilir Alimehmeti për të gjithë pacientët që kanë simptomat e gripit apo virozave stinore. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se pacientët duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse gjendja shëndetësore nuk përmirësohet pas 3-4 ditëve.