Grip dhe viroza, urgjencat plot në Vlorë e Fier, mjeku: Dominojnë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes

9 Janar 2023, 17:14

Janari duket se shënon kulmin e infektimeve nga gripi. Nga një vëzhgim i Report tv vihet re numri i lartë i fëmijëve dhe të rriturve që paraqiten me temperaturë e kollë në qendrat shëndetësore dhe urgjencat spitalore. Mjekët kërkojnë rikthimin e maskave dhe distancimin social