Grip e viroza, fluks në Pediatrinë e Tiranës, 370 fëmijë në ditë paraqiten në urgjencë! Prindërit: Presim dy orë në radhë, ka fluks

4 Janar 2023, 18:19

Ditët e para të vitit kanë shtuar numrin e fëmijëve që paraqiten në Urgjencën e Pediatrisë. Rreth 370 fëmijë kërkojnë çdo ditë ndihmë mjekësore për shkak të komplikacioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturës së lartë. Për pasojë, prindërit janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për një kohë të gjatë.