Gripi dhe virozat, dyndje pacientësh në pediatrinë e QSUT, pritje për të vizituar të vegjlit! Prindërit: Skandal, 4 orë në radhë me fëmijën me 39 gradë

8 Janar 2023, 20:57

Virozat e stinës e gripi stinor kanë krijuar fluks e radhë të gjata pritjeje në urgjencën pediatrike. Të alarmuar nga situata e krijuar prindërit shprehen të shqetësuar për pritjet që shkojnë deri në 4 orë dhe për mungesën e mjekëve për përballimin e këtij fluksi.