Gripi i shpendëve ‘shuan’ fermat e rrit me 8 lekë çmimin e vezëve! 427 mijë pula të ngordhura te Rea’s dhe AIBA! Gati 1 mln vezë të asgjësuara

28 Mars, 18:22

Më shumë se 427 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaj nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës, “Rea’s” dhe “AIBA”. Report TV mëson se pulat janë asgjësuar përmes djegies, si dhe 975 mijë vezë janë bllokuar dhe asgjësuar. Kjo situatë ka sjellë shtrenjtim të menjëhershëm të vezëve në treg.