Grupi “Djemtë e Detit” mungesa e Gentian Demaliaj ka lënë pas shumë mall e krenari (19 maj 2023)

20 Maj 2023, 07:16

Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Ishte fundi i viteve 80’ një periudhë e veshtirë dhe ndryshimesh të mëdha për Shqiperinë. Ndryshime të cilat u reflektuan fort edhe në art, kryesish në muzikë që në menyrën e organizimit të festivaleve e deri tek rrymat e reja muzikore që guxuan të ngjiteshin në skenë si kurrë më pare. Ata ishin djem të rinj nga Lezha, me ëndrra e dëshira për të jetuar e për të pasqyruar të lirë emocionet dhe gjendjen e tyre shpirtërore mbi skenë. Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar se emri “Djemtë e Detit” do të kthehej në një grup që do të shkruanin fillimin e historisë se muzikës “Rock” në vendin tonë. Në emisionin “Esencë” rikthejnë kujtimet e 30 viteve më parë Valentin Markvukaj, Flamur Shehu dhe Shkëlqim Metaj. Emisionit i bashkohet edhe Rudina Demaliaj, bashkëshortja e vokalisiti Gentian Demaliaj i cili nderrojë jetë disa vite me pare duke lënë pas shumë dhembje për familjen, miqtë e vetë artin.