Guardia di Finanza vijon monitorimin për kanabis në Shqipëri, 5 mijë rrënjët e mbjella mes misrit fokusuan misionin në Vlorë! Në total GDF zbuloi 370 mijë bimë, gjysmat në Shkodër

21 Tetor 2023, 18:04

Një helikopter i Guardia di Finanza është përqendruar së fundmi në kontrollin nga ajri të zonave ku mund të jetë mbjellë kanabis në qarkun e Vlorës. Report Tv  sjell itinerarin e kontrolleve të datës 18 tetor, disa ditë pasi në këtë qark u zbuluan 5 mijë rrënjë kanabis të mbjella në misër. Gjatë këtij sezoni 370 mijë rrënjë u asgjësuan në total, gjysmat në Shkodër.