Guvernatori Sejko: Përdorimi i kartave bankare u rrit me tre herë në katër vitet e fundit, kurse i transaksioneve me shtatë herë

27 Mars, 17:50

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rritjen e pagesave me karta dhe dixhitalizimit financiar, që i shërben edhe ekonomisë dhe kursimit.

“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400 për qind ose tre herë më shumë. Shumica e pagesave sot bëhen me kartë, por edhe zgjerimi i përdorimit të POS-eve, kartave të debitit për blerje. Në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve, duke e krahasuar me vitin 2020”, tha ai.

Sipas Bankës Botërore, sa më shumë të rritet shërbimi i pagesave dixhitale, aq më shumë kursehet në nivel ekonomik. Nëse këto kuota shkojnë në 70% në pagesa dixhitale, do të kurseheshin 8 mld lekë, nënvizoi guvernatori Sejko mes të tjerash.