Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është 'ofertë e vjetër'! S'do lejoj kurrë më asnjë kryetar tjetër të më përjashtojë nga PD

26 Prill 2022, 21:58

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton se kjo nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'.