Hajdari në 'Repolitix': Lista e hapura i bëjnë partitë më demokratike! Ata nuk u bënë në heshtje, pati diskutime në publik

30 Korrik 2020, 23:10

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari ka folur për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese që u vendosën sot në Kuvend dukë thënë se këto patën një procedurë përmes sondazheve ku shqiptarët kërkuan në masë hapjen e listave por edhe diskutimeve në Këshillin Politik.

I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Hajdari tha se hapja e listave i bën partitë më demokratike dhe kjo është në dobi të shqiptarëve. Ai foli edhe në lidhje me koalicionet parazgjedhore që me hapjen e listave ndryshojnë formën e tyre përmes listave të përbashkëta. Sipas Hajdarit kjo është gjëja më normale që ndodh, madje edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Hajdarin të vetëm ndryshime kushtetuese që ndodhën në errësirë të plotë dhe dëmtuan demokracinë e vendit ishin ato të vitit 2008.