Hajdari në Report Tv: Do vazhdoj të jem aktive në politikë, jam vlerë e shtuar për çdo parti opozitare! PD humb shumë duke mos njohur zgjedhjet

23 Qershor 2021, 19:17

Deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari argumenton se kjo lidhet me faktin e betejës së fortë që ka zhvilluar në Kuvend, pasi opozita dogji mandatet, duke nënvizuar se ata duhet t'i zhvillonin betejat në Kuvend. Ky vendim sipas saj, kishte edhe kostot e veta politike.

 'Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.'- tha Hajdari.