'Hajde se më duhen lekë', si u vodh nafta në ekskavator! Lihen në burg 2 hajdutët e 172 litrave naftë në Vorë

11 Korrik 2022, 15:47

172 litra naftë u vodhën në serbatorin e një ekskavatori në Vorë, ndërsa dy autorët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Report Tv siguroi dosjen, në të cilët sqarohet skema si Julian Subashi e Petrit Kodra morën sasinë e naftës. Policia arriti të zbardhë ngjarjen pasi ekskavatori ishte i pajisur me GPS-së dhe ka dokumentuar të plotë vjedhjen.