Hakerat iranianë sulm kibernetik faqes së Bashkisë Tiranë: Morëm të dhëna dhe fshimë serverët! Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

20 Qershor, 15:06 | Përditesimi: 20 Qershor, 15:06

Hakerat iranianë sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës. Aktualisht faqja është e paaksesueshme. “Homeland Justice” thotë se ka arritur të marrë të dhëna dhe të fshijë serverët. Pezullohet procesi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, pasi regjistrimi bëhet të faqja e Bashkisë së Tiranës.

I.M/Shqiptarja.com