Haklaj: Jorida Tabaku në negociata me Berishën! Bardhi në shkelje me Statutin, të japë dorëheqjen nga sekretari i përgjithshëm

19 Maj 2023, 18:40 | Përditesimi i fundit: 2023-05-19 20:17:30

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj hodhi akuza edhe në drejtim të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se Bardhi ka shkelur statutin duke u emëruar si kryetar i grupit të PD, e ndërsa Tabaku po negocion me grupin e Sali Berishën.