Hapen negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë', ministri hungarez: Shqipëria më shumë përparim në 6 muajt e fundit se në 15 vite

17 Dhjetor 2024, 10:16 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 10:16

Shqipëria hapi negociatat për një tjetër grupkapitull atë të ‘Marrëdhënieve me jashtë’. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, falë angazhimit të Hungarisë dhe presidencës së saj.

 

I.M/Shqiptarja.com