Hapet rruga drejt procesit të lumnimit të At Anton Harapit, kisha do dorëzojë dokumentet origjinale në Vatikan! Frati françeskan pritet të shpallet martiri 39 i Shqipërisë

28 Dhjetor 2023, 18:49 | Përditesimi i fundit: 2023-12-28 21:25:52

At Anton Harapi, një nga figurat me të rëndësishme të Kishës Katolike së shpejti do t’i shtohet listës së 38 martireve, të cilët dhanë jetën për fe e atdhe. Me dekretin e publikuar sot, Kisha Katolike njoftoi se ka nisur puna për përgatitjen e dosjes së lumnimit të At Anton Harapit e cila do të dorëzohet në Vatikan.