Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Blini këtu dhe ndihmoni një familje të zonës! Krifca: Produkt autokton

22 Dhjetor 2022, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2022-12-22 15:47:37

Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës. Gjatë vizitës në këtë treg, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, që ta blejnë gjelin këtu dhe të kontribuojnë për ekonominë lokale, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë fermerët që i përkushtohen rritjes së tyre.