Hapet Urgjenca e re e Spitalit të Vlorës, model i ri shërbimi në qytet

9 Gusht 2023, 11:36

VLORË- Hapet Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me përfaqësuesit e Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvilim, Rajonit të Toskanës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, kanë inspektuar nga afër urgjencën e rikonstruktuar me kapacitete të zgjeruara, sipas standardeve bashkëkohore.