Hartohet rregullorja e disiplinës! Policët e burgjeve u ndalohet komunikimi apo shoqërimi me kriminelë... S'lejohet anëtarësimi në parti! Shkelja çon deri në shkarkim

21 Shtator 2021, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 13:24:24

Asnjë punonjësi të policisë së Burgjeve në vend nuk i lejohet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, apo të ketë kontakte me familjarët e të burgosurve, apo aq më tepër të ketë komunikim apo shoqërim me ndonjë të inkriminuar. Dënimi për shkelje do të ishte shkarkimi nga puna. Këto janë disa nga pika kryesore të Rregullores së Disiplinës në Policinë e Burgjeve, e cila është votuar dje në Fletoren Zyrtare.