Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA: Le ta përgënjeshtroj! Në PD ka shumë ish-sigurimsa, të hapen dosjet

10 Qershor 2021, 23:04

Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Më herët Harxhi tha se SHBA ia ka refuzuar Lulzim Bashës, ndërsa sot nga Malësia e Madhe në prani të demokratëve tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.