Has/ Konflikti për pronat dhe hakmarrja për plagosjen e çiftit të bashkëshortëve, vritet me armë 34-vjeçari! Policia arreston autorin e dyshuar!

7 Maj 2025, 17:58 | Përditesimi: 7 Maj 2025, 18:53

Një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Has. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41- vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat.

E.H/Shqiptarja.com