Heqja e dinarit, Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit! Vuçiç: Sulm kundër serbëve në veri! Kurti: S’do financoni më terroristët

9 Shkurt, 13:59

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të rënda, rreth heqjes së dinarit në Kosovë. Ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.