Hereni: Ato që kanë probleme BE dhe SHBA s’do mund të blejnë prona në Portin e ri të Durrësit! Akuzat e opozitës, sa për të fituar ca vota

17 Nëntor 2022, 20:14

Ndërtimi i Portit të Durrësit, për Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti, do e vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në të gjithë botën. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hereni tha se ndryshe nga sa deklaron opozita, toka nuk do i falet arabëve, por do i mbetet shtetit shqiptar.