Hetimet për Evis Berberin çojnë SPAK-un te Tuneli i Llogarasë, verifikon tenderin për mbikëqyrjen e punimeve! Kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës e fitoi ish-ortaku i tij

22 Prill, 14:55 | Përditesimi: 22 Prill, 14:55

SPAK po verifikon kontratën për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë, të fituar nga kompania e ish-ortakut të Evis Berberit, Valter Begaj, me dyshimin se është përdorur për të devijuar fondet drejt një kompanie tjetër “Daam”. Kjo e fundit në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit. Berberi ashtu dhe Begaj u arrestuan marsin e vitit të kaluar dhe janë nën hetim të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

I.M/Shqiptarja.com