Hetimet për Gërdecin përfunduan me Mediun? Avokati i familjes Durda: Mbetet në dorë të GJKKO! Provat janë aty, s’ka vetëm shpërdorim detyre

12 Janar 2023, 13:25

Provat për ta gjykuar Fatmir Mediun për akuza më të rënda se sa vetëm ‘Shpërdorim detyre’ janë aty dhe është çështje interpretimi, ndaj i takon GJKKO që ta vlerësojë këtë. Ky është qëndrimi i avokatit të familjes Durda, Dorian Matlija, i cili për Report Tv tha se Mediu ka firmosur urdhra që kanë ndikuar në ndodhjen e shpërthimit.