Hetimet për Mediun dhe dosjen Gërdeci, prej korrikut letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit

22 Shtator 2022, 19:31

Report Tv mëson se SPAK ka dërguar një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Diverolit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se letërporosia është dërguar që në muajin korrik, ku kërkohen informacione lidhur me takimet që ka pasur ai në Shqipëri, kontratën e blerjes së municioneve luftarake dhe lidhjen e tij me ‘Gërdecin’. Ato u kërkojnë hetuesve amerikan që ta pyesin ata për llogari të prokurorëve shqiptar.