Hetimet për Veliajt, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule dëshmon mbi dy orë në SPAK

16 Prill, 12:53 | Përditesimi: 16 Prill, 12:53

Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë lidhur me çështjen e Erion Veliajt.

Bashkëshorti i saj, Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës. Abule akuzohet për pastrim parash ndërsa masa e sigurisë iu zbut në arrest shtëpiak iu zbut nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare.

Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.

r.k./Shqiptarja.com