‘Hetimori’ i Shëndetësisë, Zhupa për Report Tv: Të pyeten Rama e Vilma Nushi! Ndreca: Show politik, të dëshmojë Beqaj

14 Nëntor, 01:03

Deputetja e PD Ina Zhupa, në një prononcim për Report Tv tha se opozita është e gatshme që të dëgjojë Ilir Beqajn në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por duhet që fillimisht të japin dëshminë e tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.

‘Ne s’kemi problem as me poëerpoint as me foto, por mënyra se si trajtohet ky komision, nuk mund të sjellsh një dëshmitar për të bërë shoë, kur nuk pranohet që të vijë Rama. Për pjesën tonë ne jemi shumë të gatshëm dhe duam që ta dëgjojmë Beqajn, ne nuk duam që kjo sallë të kthyet në një sallë kinemaje. Ne nuk dorëzohemi. Unë uroj që të biem në një konsens që të japin dëshminë e tyre Rama dhe Nushi’, tha Zhupa.

Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, u shpreh se nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar se dëshmitarë duhet të jenë persona që kanë lidhje me objektin e hetimit. Ai tha se opozita është duke bërë shoë politik.

    No videos found.