Himara e banuar nga ilirët 3500 vite më parë! Zbulohet tuma e tretë ilire, i përket peridhës së Hekurit

9 Nëntor 2023, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2023-11-09 16:08:25

Himara është një vendbanim i hershëm, banuar nga ilirët 3500 vite më parë. Faktet historike përforcohen nga zbulimi i fundit arkeologjik. Bëhet fjalë për një varrezë, ose tume ilire që u gjet në të njëjtin vend ku u zbuluan dy tuma të tjera në 2020-ën. Disa detaje mbi kete zbulim i tregon drejtori i Monumenteve në Vlorë.