Himarë/ Zjarr në malin e Çikës, distanca dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve

11 Korrik 2022, 17:23

Vetëm pak ditë pasi i gjithë territori i vendit u pushtua nga reshjet e shiut, janë rikthyer temperaturat e larta së bashku me vatrat e zjarrit. Një zjarr është aktivizuar në vendin e quajtur Palikonjë në Malin e Çikës, Himarë që në sipërfaqe ka bimësi të rrallë dhe shkurre.