Historia e një konflikti mbi pronësinë e hotelit që sot u rrafshua nga tritoli, 21 vite përplasje gjyqësore! U vlerësua 920 mijë €, greku kishte 90% të pasurisë

13 Shkurt 2023, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2023-02-14 15:19:16

Një histori përplasjesh për pronësinë më shumë se 21 vjeçare mund të ketë çuar në shpërthimin që tronditi dhe terrorizoi qytetin bregdetar të Sarandës mëngjesin e sotëm, teksa të gjithë ishin në gjumë. Hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në 1996 kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpjegon me hollësi përplasjen prej 2 dekadash.