Historike/ Shqipëria çel negociatat! BE: Me Tiranën bëhemi më të plotë! Rama: Evropa fati ynë, vijmë sot këtu pas një pune të gjatë! Integrimi e bën Ballkanin më të mirë

19 Korrik 2022, 16:44

U mbajt sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë