Historike/ Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Krenari, të ulemi në tryezën e Evropës së Bashkuar

19 Korrik 2022, 08:51

16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë