Hiv/ Shqipëria, ndër vendet e rajonit me incidencë të lartë, diagnostikimi në shumicën e rasteve është në fazë të vonuar

1 Dhjetor, 16:36 | Përditesimi: 1 Dhjetor, 16:36

Testimet në vend kanë njohur një rritje progresive, pavarësisht se gjysma e tyre lidhet me dhuruesit e gjakut. Por të dhënat në fakt dëshmojnë se mbeten në kuota të pamjaftueshme, përsa kohë, shumica e rasteve kapen në një fazë të vonë.

“Në 60 përqind të rasteve diagnostikohen vonë, dhe 40 përqind e tyre në stade akoma më të avancuara”, shpjegoi Roland Bami, i Institutit të Shëndetit Publik.

Infeksioni vijon të mbetet i përhapur kryesisht meshkujt.

Me gjasë, kjo situatë mund të shpjegohet me marrëdhëniet homoseksuale, edhe pse shumë nuk deklarohen të tillë për shkak të stigmatizimit. Kryesisht, në po këtë grup, shihet një bashkëshoqërim i HIV-it me sifilizin. Rastet e bashkëinfeksionit kanë ardhur në rritje, duke dëshmuar një risk të lartë të sjelljeve seksuale të pasigurta.

I.M/Shqiptarja.com