Homazhet për ‘Sokratin’ shqiptar, aktori Luftar Paja: Mirush Kabashi rrezatonte në art, kulturë e familje! Do i mungojë kombit

6 Dhjetor 2023, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2023-12-06 16:24:43

Figura të artit, kulturës dhe politikës kanë marrë pjesë sot në  homazhet për mjeshtrin e madh Mirush Kabashin. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u vendosën buqeta me lule në nderim të aktorit të madh të njohur si “Sokrati” shqiptar.