Hotel 'Rogner' skenë krimi/ Po bënte foto në ballkon, kush është 28-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut që ra nga kati i 5-të prej kangjellave të amortizuara të dhomës

11 Shtator 2021, 14:09 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 14:09

Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë krimi. Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë. Report Tv ka siguruar foton e të riut, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, vdekja e të cilit është e mbuluar me mister. Ajo çfarë u raportua ishte se 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.

Qytetarët e tjerë që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave, pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është  gjetur dhe zgara mbrojtëse të ballkonit. Ajo që të bën të ngresh pikëpyetje se si në një hotel që klasifik

r.k./Shqiptarja.com