Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend! Ai është takuar në Rinas me Ramën

12 Maj 2021, 18:06

Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.