HULUMTIM I REPORT TV/ U shpenzuan 180 milionë lek nga Bashkia Pogradec, por rreth 6 mijë banorë s’kanë ende ujë të pijshëm!

13 Korrik, 11:17

Rreth 6 mijë banorë në fshatrat Udënisht dhe Memëlisht në Pogradec furnizohen me ujë vetëm 1 orë në ditë. Bashkia ka tenderuar 180 milionë lek për ndërtimin e ujësjellësit të ri por punimet ende s’kanë përfunduar edhe pse afatet kane kaluar prej me shumë se dy vitesh.