Humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, 45 trupat e shqiptarëve mbërrijnë në Shkup!

3 Dhjetor 2021, 11:54

Me dy aeroplanë ushtarakë, kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari. Trupat e pajetë do t'u dërgohen fillimisht në banesa familjarëve, e më pas do të përcillen për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tyre do të mbahen në sheshin 'Skënderbej' nga ora 10:00 deri në orën 13:00.