Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë

12 Mars 2025, 11:37 | Përditesimi: 12 Mars 2025, 11:37

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë.

Siç bëjnë me dije uniformat blu turistët teksa po eksploronin në Parkun Kombëtar të Llogarasë humbën orientimin.

Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, oficerët gjetën pas 3 orësh kërkime turistët, në gjendje të mirë shëndetësore.

r.k./Shqiptarja.com