Humbi garën për kreun e PD-së, Elezi në Report Tv: Procesi i votimit pati probleme! Vëzhguesit e mi kishin presion, 20 prej tyre u tërhoqën

23 Maj 2022, 18:13

 Një ditë pasi humbi garën përballë Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në Report Tv për procesin e zgjedhjes të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Elezi tha në se procesi ka patur probleme.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi tha se vëzhguesit e tij në qendrat e votimit kanë pasur presione dhe 20 prej tyre janë tërhequr për shkak të frikës që kishin se mos shpalleshin armiq brenda partisë së tyre. Ai shtoi se vetëm një ditë para zgjedhjeve është informuar për rritjen e numrit të qendrave të votimit.