Humbja e thellë e ‘BF’ në Kukës, Topollaj në Report Tv: Me Berishën s'ka fitore, demokratët e kanë humbur besimin! Baçi nga Rithemelimi: Fitorja e PS nuk ishte e pastër

26 Shtator 2023, 19:38

‘Çifti’ Berisha-Meta humbën sërish në zgjedhjet që u mbajtën në Kukës, madje humbja ishte edhe më e thellë se rezultatet e 14 majit, ku ish-kryeministri në më pak se katër muaj arriti të përgjysmojë mbështetësit e tij. I ftuar në Report Tv, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike thotë se me Sali Berishën në krye të Rithemelimit nuk do të ketë asnjëherë fitore.