Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, certifikatë vaksinimi ose tampon për tu futur në bare dhe restorante! I njëjti rregull edhe për punonjësit e sektorit publik e privat

27 Shtator 2021, 12:50

Nga dita e sotme në Kosovë do zbatohen masa të reja anti-COVID. Punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit ose tampon negativ për tu futur në ambientet e punës. I njëjti rregull vlen edhe për klientët e bareve dhe restoranteve qe do të frekuentojnë ambientet e brendshme.