Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake, i hapet rrugë modernizimit

22 Gusht, 17:07

Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.

Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.

    No videos found.