Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro

15 Janar, 20:49

Ka hyrë në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave deri në vitin 2027 e cila synon të forcojë luftën ndaj informalitetit, nëndeklarimit të pagave si dhe të eliminojë përjashtimet e bëra në taksa për sektorë të ndryshëm. Përmes masave që do të ndërmerren që janë të klasifikuara në 3 shtylla buxheti i shtetit do të përfitojë 650 milionë euro.