Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, pronarët mund të blejnë sipërfaqen, por s'i shpëtojnë gjobës

13 Shtator 2022, 14:07

Ka hyrë në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ku theksohet se pronarët kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimin e tregut, por nuk mund t'i shpëtojnë gjobës. Të gjitha fondet që do të mblidhen si nga shitjet e këtyre ndërtimeve tek pronarët si nga gjobat, do të përdoren për shpronësime apo kompensime për punët publike. Ndërsa kur ndërtimi konfiskohet, ai mund të përdoret për strehim ose për zyra.