I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin

22 Dhjetor 2021, 13:26

Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.

Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendorndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.